Kearns: BE-ja po tenton ta ndëshkojë Kosovën për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shprehur shqetësimin e saj për kërcënimet e BE-së ndaj Kosovës nëse Qeveria e Kosovës vepron njëanshëm duke hapur Urën e Ibrit.

Ajo ka theksuar se kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2015 me afatin e zbatimit në vitin 2017, dhe ka pyetur pse kjo marrëveshje trajtohet ndryshe nga të tjerat që BE-ja i ka imponuar Kosovës.

Kearns përmes një postimi në platformën X ka kritikuar BE-në për mosveprimin ndaj Serbisë, pavarësisht provave të shumta që lidhin Milan Radoiçiq dhe sulmuesit e Banjskës me shtetin serb.

Sipas saj, ndëshkimi i Kosovës për hapjen e një ure, ndërsa injorohet situata në Banjskë, sugjeron se vetë procesi është thellësisht i padrejtë dhe ka nevojë për reforma urgjente.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share