KE: Për njohjen e pasaportave të vjetra të RMV-së vendosin vendet anëtare të BE-së

“Vendimet për njohjen ose mosnjohjen e dokumenteve të udhëtimit me emrin e vjetër kushtetues janë kompetencë e shteteve anëtare”.

Kështu thonë nga Komisioni Evropian në lidhje me informacionet që dolën në opinion se kufijtë mund të kalohen me pasaportat e vjetra.

Nga KE për TV24 thonë se vendet e BE-së janë ato që duhet të informojnë për qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje.

Ata kujtojnë se as BE dhe as vendet e tjera anëtare nuk janë palë në Marrëveshjen e Prespës, por është e rëndësishme arritja e rezultateve të prekshme dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut ka vazhduar afatin e përdorimit të dokumenteve personale deri në fund të vitit, por vetëm për përdorim të brendshëm.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share