Bullgarët si pakicë dhe pwrfshirja e tyre në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pjesë e draft raportit të Komisionit Evropian, i cili u publikua sot e qw pwrfshinw Paketën për përparimin e rrugës evropiane të 10 vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë për anëtarësim në BE, në vitin 2024, ndër të cilat është edhe Maqedonia e Veriut.
Në pjeswn kushtuar Maqedonisë së Veriut, thuhet se ajo jep shembull të mirë të një shoqërie multietnike, por se edhe pse është përkushtuar, ende nuk i ka miratuar amendamentet kushtetuese.
“Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar amendamentet përkatëse kushtetuese për të përfshirë në Kushtetutë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e një komuniteti tjetër, siç janë bullgarët, të cilin vendi është zotuar se do ta bwj. “Marrëveshjet dypalëshe me vendet fqinje duhet të zbatohen në mirëbesim nga të gjitha palët, përfshirë Marrëveshjen e Prespës midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet në draft raportin e KE.
Në vitin 2017, Shkupi dhe Sofja nënshkruan një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, por në vitin 2019, Bullgaria vuri veton për Maqedoninë e Veriut për marrjen e një date për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE për shkak të një mosmarrëveshjeje historike, gjuhësore dhe identitare.
Marrëveshja e Prespës u nënshkrua për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë, pas së cilës u shtua parashtesa Severna ose Veriore, dhe kjo i mundësoi vendit të bëhet anëtare e NATO-s por jo edhe të fillojë negociatat me BE-në.