Komisioni Evropian autorizon vaksinën e parë kundër sëmundjes së traktit respirator RSV. Kjo vaksinë do të shërbejë më tepër për të porsalindurit deri në 6 muaj dhe të moshuarit, që janë edhe kategoritë që preken më tepër nga virusi, i cili është i ngjashëm me gjendjen gripale, zgjat rreth 2 javë, por në individë vulnerabël mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore me sëmundje të mushkërive, kardiake apo diabet.
Vaksina prodhohet nga kompania Pfizer, quhet “Abrysvo” dhe tashmë që BE dha dritën jeshile, shtetet mund ta përfshijnë në kalendarin e vaksinimeve në fushatat e vjeshtë- dimër. Sipas komisares për shëndetësinë në BE Stella Kyriakides, kjo vaksinë mund të ndihmojë në parandalimin rasteve të rënda, duke patur parasysh që virusi RSV është një ndër shkaqet kryesorë të shtrimeve në spital në kontinentin evropian.
Klan News