Komisioni Evropian aprovon një medikament të ri për kardiomiopatinë. ‘Mavacamten’ u aprovua si i pari i këtij lloji, bazuar në rezultatet pozitive të efikasitetit dhe sigurisë në fazën studimore 3.
Kardiomiopatia ipertrofike ostruktive sintomatike është një sëmundje kardiake shpesh e trashëguar, debilituese dhe progresive, që mund të shkaktojë tek pacientët simptoma si mungesë në frymëmarrje, humbje të ndjenjave, marrje mendsh, por edhe komplikacione të tjera të rënda e vdekjeprurëse.
Kjo sëmundje shkakton trashjen e mureve të anës së majtë të zemrës dhe pavarësisht se konsiderohet një patologji e rrallë, është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve të papritura veçanërisht në radhët e sportistëve e atletëve të rinj, pasi zakonisht është pa simptoma.
Aprovimi i terapisë me medikamentin e ri është një hap përpara mjaft i rëndësishëm sipas mjekëve, pasi deri më tani nuk kishte asgjë në planin farmaceutik me kurimin e sëmundjes gjenetike.
Klan News