Kazerma që do të shëndrrohet në Universitet, UNT vitin e ardhshëm do të bëhet me objekt të ri (VIDEO)

UNT VITIN E ARDHSHËM DO TË BËHET ME OBJEKT TË RI

Simbolikisht, më 28 nëntor filloi rikonstruimi i objektit që dikur ishte kazermë ushtarake, e që prej prillit të vitit të ardhshëm pritet të jetë shtëpi për Universitetin “Nënë Tereza”.

”Si sot 21 vite më parë, dikujt ti thoshe që unë do të jem këtu bashkë me ju këtu dhe ju bashkë me mua këtu nuk do të besonte assesi. Le të flas Universiteti, ku e le unë le të vazhdojë Universiteti” – tha Ali Ahmeti.

Por sfidë për këtë Universitet nuk është vetëm objekti.

”UNT-ja ka 54 kuadro të angazhuara nga jashtë me shumë vështirësi pasi që asnjë Universitet shqiptar nuk dëshiron të ketë marrëveshje bashkëpunimi me UNT-në. Ajo që kemi ne, kemi marrëveshje bashkëpunimi vetëm me Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip. Kemi nevojë për punësime të reja, kemi nevojë për staf akademik për të plotësuar kushtet ligjore dhe për të mirëvajtur procesin mësimor në Universitet” – deklaroi Izet Zeqiri, rektor i Univerzitetit ”Nënë Tereza”.

E Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri kishte vetëm fjalë miradie për punën e Universitetit deri më tani.

”Universiteti “Nënë Tereza” e ka dëshmuar që me programet studimore, me pesë fakultete, mbi dyzet programe studimore, me shumë marrëveshje bashkëpunimi sepse nga ana akademike është krijuar si institucion i rëndësishëm këtu në vend dhe më gjerë” – tha Jeton Shaqiri..

UNT u formua në vitin 2015, por pa objekt. Aktualisht po funksionon në objektin e Bashkësisë së sindikatave të vendit edhe pse është Universiteti i vetëm publik shqiptar në kryeqendër. Në tetë fakultete dhe 40 programe studimore studiojnë 3700 studentë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share