Katër vende nga Amerika Latine kërkojnë t`u besohet organizimi i Botërorit 2030

Katër shtete si Argjentina, Uruguai, Paraguai dhe Kili kanë bërë propozimin për organizimin e Botërorit në vitin 2030.

Katër shtete nga amerika latine janë kandidate pë organizimin e Kampionatit botërorë të futbollit për vitin 2030. Fillimisht kandidaturën e kishin paralajmëruar vetëm Argjentina dhe Uruguai që nga viti 2017, por tashmë është zgjeruar edhe me Paraguajin e Kilin, ndërsa është lënë hapësirë që ti bashakngjitet edhe Bolivia.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës, Claudio Tapia, ka thënë se ka shpresë për ta rikthyer turneun në kontinentin ku u mbajt për herë të parë. “Ne kemi mundësinë e organizimit të këtij Botërori”, është shprehur ai. “Ne e dimë se ky është një angazhim shumë i madh dhe se duhet t’i tregojmë botës se Argjentina, Uruguai, Paraguai dhe Kili janë të gatshëm për të pritur Kupën e Botës 2030″.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share