Katar 2022 | Të premten zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale

Takohen: Kroaci – Brazil dhe Holandë-Argjentinë

Pas dy ditëve pushimi kampionati Botërorë i  futbollit “Katari 2022” vazhdon të premten me dy ndeshjet e para çerekfinale Kroaci-Brazil dhe Holandë – Argjentinë.

Takimi i parë Kroaci – Brazil fillon në orën 16:00, do të zhvillohet në stadiumin “Education City Stadium: në Al Rayyan, ndërsa drejtësinë do të ndaj  referi anglez Michael Oliver.

Kroacia në këtë ndeshje ndoshta edhe mund të paraqitet pa dy lojtarët e vetë Borna Sosa dhe Josip Stanishiq shkaku i lëndimit, ndërsa Brazili do të luaj pa Gabriel Jesus dhe Alex Telles, por ndoshta edhe pa Alex Sandro që është i lënduar.

Në ndeshjen tjetër të çerekfinales takohen Holanda dhe Argjentina, ndeshjekjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium” në Lusail, me fillim në orën 20:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj spanjolli Mateo Lahoz.

Dy kombëtaret pritet të luajnë me formacionet e kompletuara edhe pse në pikëpyetje shkaku i lëndimit janë Stefan de Vrij i Holandës dhe Papu Gomez e Rodrigo de Paul të Argjentinës

Dy takimet tjera çerekfinale do të zhvillohen të shtunën: Maroko – Portugali, në “Al Thumama Stadium” në Doha, me fillim në orën 16:00 dhe Angli – Francë, “Al Bayt Stadium” në Al Khor me fillim në orën 20:00.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share