“Katar 2022”: Federata Argjentinase e Futbollit arkëtoi nga FIFA një shumë prej 43.5 milionë dollarësh

Botërori Katar 2022 ka qenë mjaft i mbarë për kombëtaret pjesëmarrëse, që kanë mbushur mirë xhepat e Federatave përkatëse. Natyrisht që katër ekipet që shkuan deri në finale janë ato që kanë marrë edhe premio më të madh.

Kështu, Federata Argjentinase e Futbollit, kampione e botës, arkëtoi nga FIFA një shumë prej 43.5 milionë dollarësh shpërblim, si ekipi që në fund ngriti lart trofeun. Ndërsa Franca nënkampione mori 31.5 milionë dollarë.

Nuk dolën keq edhe skuadrat që dueluan për vendet 3-4, pasi Kroacia mori 28.5 milionë dollarë premio. Ndërsa Maroku, që shkroi historinë duke qenë ekipi i parë afrikan që shkon në gjysmëfinale, mori 26.5 milionë dollarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share