Katar 2022: Deveja Camilla është trashëgimtari i oktapodit Paul

Trashëgimtari i oktapodit Paul është deveja Camilla, e cila filloi të parashikonte ndeshjet e Anglisë në Kupën e Botës në Katar. Dhe jo vetëm të anglezëve.

Filloi, natyrisht, me ndeshjen e parë për kombëtaren e Southgate, ajo që përballë Tre Luanët kundër Iranit. Kështu ka raportuar e përditshmja britasnike The Sun.

Deveja nuk ka hezituar dhe është nisur menjëherë drejt flamurit anglez. Sipas pronarëve të kafshës shtëpiake, të dy 52 vjeç, kafsha “nuk gabon kurrë”. Vernon Moore, në veçanti, zbuloi: “Është oguri më i mirë i mundshëm për Gareth dhe djemtë”.

“Ne i kërkuam asaj të zgjidhte mes flamurit tonë dhe atij të kundërshtarëve tanë, të vendosur disa metra para saj dhe ajo marshonte drejt e deri në kryqin e Shën Gjergjit çdo herë”.

Një shenjë e qartë, pra, se Anglia duhet të fillojë me një fitore. Devetë në Katar janë kafshë të veçanta: ato janë edukuar për një sport jashtëzakonisht popullor atje, garat me deve.

Camilla ka parashikuar gjithashtu se Ekuadori do të fitojë ndeshjen e parë të turneut, ndaj mikëpritësve të Katarit. Jenny Moore thotë: “Camilla ka një vullnet shumë të fortë dhe gjithmonë duket se e di se kur është koha për ushqim, kështu që ne kemi besim absolut në aftësinë e saj për të parashikuar rezultatet e Kupës së Botës”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share