Europa me më shumë vende gjithësejtë 13 shtete
Falë fitores në finale e play off-it kundër Ukrainës, Uellsi pas 64 vjetësh siguroi një biletë pë kampionatin e Botës në futboll “Katari 2022” . Uellsi në botëror♪7 do të jetë në grupin B, me Anglinë, Iranin dhe SHBA-në. Me kualifikimin e Uellsit tani gjithësejt 30 skuadra janë kualifikuar, ndërsa këtë priotet ta bëjnë edhe dy kombëtare, Kështuqë fituesi midis Emiratet Arabe dhe Australia do të përballet me Perunë, ndërsa vendi i fundit do t’i caktohet mes fituesit të Kosta Rika-Zelanda e Re. Në këtë mënyrë po përcaktohet gjithnjë e më shumë panorama e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm…
UEFA-EUROPA: 13 TË KUALIFIKUARA
Në Kampionatin e botës “Katar 2022” Europa do të prezentohet me 13 ekipe, ato janë Gjermania, Danimarka, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Holanda, Portugalia , Polonia dhe Uellsi
CONMEBOL-AMERIKA E JUGUT: 4 TË KUALIFIKUARA
Sa i përket konfederatës së Amerikës së Jugut, skuadrat tashmë të kualifikuara janë: Brazili, Argjentina, Ekuador dhe Uruguaji. E pesta e grupit të vetëm, Peruja, do të duhet të përballet në play-off ndërzonal në qershor, duke sfiduar fituesin e ndeshjes Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi.
AFC-AZIA: 5 TË KUALIFIKUARA
Katari do të marrë pjesë në turne me të drejtë, si vend pritës. Të kualifikuarit e tjerë nga konfederata aziatike janë Koreja e Jugut, Irani (përkatësisht e para dhe e dyta në Grupin A), Japonia dhe Arabia Saudite (e para dhe e dyta në grupin B). Rregullorja parashikon një play-off midis të tretave të dy grupeve, përkatësisht Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Australisë , ndeshje e cila është caktuar të luhet më 7 qershor. Megjithatë, kjo nuk është e gjitha, sepse fituesi i playoff-it aziatik duhet të përballet, siç u përmend, me të pestën e grupit të Amerikës së Jugut: Perunë (13 qershor). Me pak fjalë, rruga është vërtet e përpjetë.
CONCACAF-VERI, AMERIKA QENDRORE E KARAIBE: TRE TË KUALIFIKUARA
Në konfederatën e Amerikës Qendrore-Veriore dhe Karaibeve u vendos pothuajse gjithçka: Kanadaja u kualifikua për në Katar për herë të parë në 36 vjet, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Meksika përfunduan përkatësisht në vendin 2 dhe 3 në grup dhe u kualifikuan. Kosta Rika (4) ka ende një shans për të marrë pjesë në Kupën e Botës, pasi do të luajë një play-off ndërkontinental kundër Zelandës së Re më 14 qershor.
OFC-OQEANIA: ZERO TË KUALIFIKUARA
Në finalen e playoff-it të turneut kualifikues të Konfederatës së vogël të Oqeanisë, Zelanda e Re i shënoi 5 gola Ishujve Solomon dhe fitoi të drejtën për të sfiduar Kosta Rikën për një vend në Kupën e Botës.
CAF-AFRIKA: 5 TË KUALIFIKUARA
Pesë vende në dispozicion për ekipet kombëtare të konfederatës afrikane: pas Ganës, Senegalit, Marokut dhe Tunizisë, i fundit i kualifikuar është Kameruni.