Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot tha se VLEN ka krijuar trupa në mes partive që janë pjesë e koalicion, të cilët bëjnë koordinim të aktiviteteve para zgjedhjeve lokale.
“Kasami tha se në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë si koalicion, ndërsa pas zgjedhjeve do të shqyrtojnë mundësinë e bashkimit në një parti të vetme.
“Në këtë fazë ka koordinim shumë të mirë të aktiviteteve dhe besojmë që deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë, pasi është e rëndësishme që të motivojmë strukturat partiake dhe të mos i shkrijmë ato. Në zgjedhjet lokale besojmë që do të kemi rezultat pozitiv dhe atëherë do të krijohen kushtet për t’u bashkuar si strukturë e vetme politike”, tha mes tjerash Kasami.
I pyetur se si do të shkojnë në zgjedhje, Kasami tha se do të marrin pjesë si koalicion i katër partive, duke shtuar se do të jenë të hapr edhe për parti dhe organizata tjera politike.