Kasami: VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve ndërsa BDI ka hallin e funksionarëve të vet

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka komentuar mbledhjen e përgjithshme të Bashkimit Demokratik për Integrim që mbajti dje në Gostivar.

Kasami tha se VLEN ka legjitimitetin e shqiptarëve, teksa BDI ka hallin e funksionarëve të vetë.

“Ne kemi sqaruar se koalicioni VLEN ka legjitimitetin e plotë të përfaqësimit të shqiptarëve, BDI dhe Ali Ahmeti duhet të kenë hallin e funksionarëve të tyre të cilët kanë keqpërdorur pozitat zyrtare dhe për të cilët ata duhet të japin llogari. Ashtu sikurse erdhëm në krye të komunës së Tetovës, komunën e gjetëm në një gjendje katastrofike dhe ne për këto dy vite e gjysmë përmirësuam ngjeshëm kushtet e qytetarëve, me realizimin e projekteve në interes të tyre”, tha Kasami.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share