Kasami viziton në shtëpi profesorin Bashkim Selmani pasi qentë endacak i’a sulmuan vajzën

Dy ditë më parë profesori nga Tetova, Bashkim Selmani denoncoi se qentë endacak i’a kanë sulmuar vajzën duke i shkaktuar lëndime në pjesë të trupit. Sot kryetari i komunës së Tetovës i shkoi për vizitë në shtëpi ku i tregon se për këtë problem së shpejti do të ketë zgjidhje.

”Sot isha për vizitë në shtëpinë e profesorit Bashkim Selmani, të cilit qentë endacak i’a sulmuan vajzën para disa ditësh. Problemi i qenve endacak është problem që tangon gjithë qytetarët e Tetovës, andaj edhe angazhimi ynë është në zgjidhjen e problemit. Ne në vazhdimësi po kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ky problem, por në shumicën e rasteve ne si pushtet lokal hasim në vesh të shurdhër nga ana e pushtetit qendror, pasi problemi në fjalë kërkon edhe angazhimin e autoriteteve qendrore. Nuk shfajësohemi, përkundrazi jemi këtu për t’ju dal në ndihmë qytetarëve” – shkruan Bilall Kasami.

Ndryshe nga Komuna e Tetovës kanë propozuar plan për qentë endacak por ende nuk ka zgjidhje konkrete. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share