Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është takuar sot me struktura partiake në Shkup.
Në këtë takim u zgjodh unanimisht koordinatori për degën e Çairit, Astrit Iljazi i cili është edhe këshilltar nga kjo parti në komunën e Çairit.
“Së bashku me kryetarët e degëve rajonale të Shkupit, sot realizova bashkëbisedim në Selinë Qendrorë të Lëvizjes BESA-Shkup lidhur me situatën aktuale politike si dhe me organizimin dhe fuqizimin e strukturave tona në Shkup dhe gjithë Republikën për parapërgatitjen e terenit për zgjedhjet parlamentare që na presin së shpejti!
Nga ky takim me unanimitet u vendos që koordinator për degën e Çairit të jetë Astrit Iljazi i cili njëkohësisht është këshilltar i Lëvizjes BESA në Komunën e Çairit! Bashkë më të fortë, gjithmonë me BESË!”, është shprehur Kasami.