I ftuar në emisionin Klan Debat, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se në menaxhimin me mbeturinat në Tetovë kanë shfaqur interesim investitorë nga Austria dhe Zvicra.
“Ky investim që do të kap vlerën e më shumë se 20 milion euro do të zgjidh problemin dekadësh të Tetovës me menaxhimin me mbeturinat”, u shpreh Kasami në Klan Macedonia.
Në emisionin Klan Debat, kryetari i partisë Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetar i komunës Bilall Kasami foli edhe për buxhetin e komunës. Ai tha se i gjithë buxheti shkon për paga dhe përmbarues.