Kasami: Së shpejti formalizojmë bashkëpunimin me Izet Mexhitin

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se ka komunikim të rregullt me deputetin Izet Mexhiti i cili ditë më parë promovoi nismën për formimin e një lëvizjeje të re politike. Ai tha se bashkëpunim do ketë sapo të formolizohet nisma e Mexhitit.

“Ne jo vetëm që jemi të hapur, por vazhdojmë të punojmë intenzivisht për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare. Kemi një komunikim të mirë me Izet Mexhitin, besojmë që nga momenti i formalizimit të Lëvizjes së tij ne do të formalizojmë edhe bashkëpunimin. Më lejoni që të bëj thirrje edhe për të gjithë strukturat tjera, partitë tjera, për individ tjerë të pakënaqur nga partitë tjera, që t’i bashkangjiten kësaj lëvizje sepse përfundimisht ka ardhur koha që edhe të shqiptarët të bëhet rotacioni i pushtetit, siç ndodhi tek maqedonasit në vitin 2016”, tha Bilall Kasami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share