Kasami për Izet Mexhitin: Faktor i rëndësishëm – do të vlerësohet nga qytetarët!

Largimi i Izet Mexhitit nga BDI-ja në pushtet dhe bashkimi i kauzës së opozitës shqiptare për ndryshime në skenën politike, sipas Bilall kasamit, do të vlerësohet nga qytetarët. Kasami shtoi se Mexhiti është faktor i rëndësishëm i opozitës shqiptare.

“Ne besojmë se Izet Mexhiti sot me këtë lëvizje që e ka bërë duke u larguar nga komoditeti i pushtetit, për të ofruar ndryshimin do të vlerësohet nga qytetarët e Çairit dhe do të vazhdojë të përkrahet ashtu si ka qenë i përkrahur. Edhe atëherë Izet Mexhiti ka luftuar për të bërë ndryshimin dhe për të bërë më të mirën për Çairin, por kur ai e kuptoi se kjo nuk mund të bëhet duke qenë pjesë e BDI-së, sot jemi ne bashkë dhe sot Izet Mexhiti nuk është vetëm një emër apo figurant në këtë koalicion, por është një faktor i rëndësishëm, i cili atë që do t’ua premtojë qytetarëve të Çairit, sigurisht se bashkë do ta realizojmë”, tha mes tjerash Bilall Kasami./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share