Liderët e VLEN-it pritet të takohen sot, pas çka pritet të caktohen grupet e punës për bisedime për anëtarësim në qeveri.
Bilall Kasami nga VLEN thotë se gjatë javës tjetër pritet të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re.
I pyetur nëse ai personalisht do të marrë funksion në ekzekutiv, Kasami tha se do të vazhdojë punën si kryetar i komunës së Tetovës.