Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot realizoi takim me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski.
Siç njoftojnë nga Komuna e Tetovës, në këtë takim u diskutuan shumë çështje të cilat janë në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.
“Gjatë takimit, u trajtuan temat kyçe si plani zhvillimor i qytetit, Plani Gjeneral Urbanistik, plani i rregullimit të infrastrukturës, si dhe një sërë projektesh të rëndësishme që janë nën kompetencat e kësaj ministrie dhe të komunës sonë. Ky bashkëpunim i ngushtë dhe bashkërendimi i aktiviteteve dhe projekteve pritet të ketë një ndikim të thellë dhe të dukshëm në zhvillimin e Tetovës”.