Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ftuar në “Daily Click” në TV21 deklaroi se me pjesëmarrjen e VLEN në Qeveri, shqiptarët janë më të përfaqësuar, pasi përfaqësuesit e VLEN në Qeveri nuk merren me korrupsion, por punojnë në interes të qytetarëve.
“Unë vlerësoj se pozicioni i shqiptarëve në Qeveri tani është më me peshë, sepse fillimisht është ndalë zullumi që BDI u bënte shqiptatëve, veçanërisht në mandatin e fundit, ku ata pozita që i kishin në Qeveri i shfrytëzuan për tu pasuruar, për ti kërcënuar shqiptatët, e shfrytëzuan për të fituar edhe një mandat. Tani është e rendësishme që ky pushtet ku bashkëqeveris VLEN dhe VMRO të nisë projektet në të mirë të qytetarëve” ka thënë Kasami.
Në pyetjen se si i komenton deklaratat e Frontit Europian dhe liderit të BDI-së se shqiptarët po e humbin legjitimitetin në Qeveri, Kasami tha se ata janë tepër të hutuar, ndërsa Ali Ahmeti duhet ta pranojë realitetin.
“Unë do të kisha uruar që z. Ahemti ta kuptojë pozitën e tij. BDI është përfundimisht në opozitë. BDI-së i duhet opozit dhe BDI-së I duhet pozita e saj në opozitë për tu reformuar. Ai duhet të pajtohet që brenda BDI-së duhet të vijnë forca të reja dhe besoj që BDI ka kapacitet të ofroj lidership të ri”, theksoi mes tjerash kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Kasami shtoi se BDI ka rënë nga Liga e kampionëve dhe tani do të luaj në ligë lokale. Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese për të cilat tha se janë çështje komplekse, por se potencoi që 20% mund të jetë pjesë e atyre ndryshimeve.
Po ashtu foli edhe për dështimet e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Talat Xhaferi dhe bllokimin e ndërtimit të stadiumit të qytetit në Tetovë.
Kreu i Lëvizjes BESA tha se BDI dhe Fronti Europian do të jenë katër vite në opozitë ndërsa qytetarët, VLEN-it më pas do i japin edhe një mandat të dytë.