Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka shpërndarë një fotografi bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe dy partnerët nga opozita shqiptare në Maqedoni, Afrim Gashin dhe Izet Mexhiti. Të katër politikanët duken në një ballkon me prapavijë qytetin e Tetovës, ndërsa siç përcjell KlanM, mbi foto Kasami ka bërë një përshkrim, që duket si “thumb” për kryeministrin Rama.
“Në ballkon të hapur”, ka shkruar shkurt Bilall Kasami.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte politikani që promovoi dhe mbrojti më shumë projektin “Ballkan i hapur”, që siç duket dështoi. Fundin e vet këtij projekti e lajmëroi pikërisht promotori më i madh i tij, Edi Rama.
Nga ana tjetër, kundërshtar më të mëdhenj të këtij projekti kanë qenë Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës. Edhe partia e Kasamit ka qenë kundër këtij projekti. Njejtë edhe Izet Mexhiti kohë më parë është shprehur kundër tij, ndërsa edhe nga Alternativa e Gashit ka pasur kundërshtime./KlanMacedonia