Kasami: Lëvizja Besa nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Kovaçevski

Në konferencën për media nga Lëvizja BESA, kreu Bilall Kasami tha se nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve që do të mbahet sot në Kuendin e Maqedonisë së Veriut.

“Ky takim i thirrur nga Kovaçevski është formalitet dhe metodë për ta shpëtuar BDI-në e cila duhej të raporton në Tryezën e përbashkët për Deklaratën e përbashkët e partive politike shqiptare, ne nuk do të marrin pjesë në takim” – tha Bilall Kasami.

Ndryshe sot mbahet takimi i liderëve i cili fillon në ora 12:00 ku pjesëmarjen e kanë konfirmuar Mickoski, Ali Ahmeti dhe Taravari.

Kurse Apasiev nga E Majta dje tha nuk do të shkojë në takim. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share