Kasami: Koalicioni VLEN do ta mbajë tubimin përmbyllës më 6 maj në Tetovë

Dy koalicionet shqiptare “Fronti evropian” dhe “VLEN” tani për tani nuk heqin dotë nga mbajtja e tubimeve përmbyllëse në të njejtën ditë në Tetovë.

Bartësi i listës për deputetë në Njësinë e gjashtë zgjehdore nga Koalicioni VLEN dhe kryetar aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot e konfirmoi mbajtjen e tubimin përmbyllës më 6 maj në sheshin “Iliria” në Tetovë, duke cekur se kanë miratim nga Komuna e Tetovës, për të cilën tha se është institucioni i vetëm përgjegjës për hapësirat publike.

“Koalicioni VLEN do të organizojë tubim përmbyllës më 6 maj në Tetovë. Në pajtim me ligjin, Koalicioni VLEN iu drejtua Komunës së Tetovës, si institucion i vetëm përgjegjës për hapësirat publike, sheshet dhe hapësirat e tjera publike dhe Komuna e Tetovës ka dhënë mendim pozitiv, përkatësisht miratim për shfrytëzimin e sheshit më 6 maj”, tha Kasami.

Sipas Kasamit, Koalicioni “Fronti evropian” i BDI-së ka kërkuar leje nga Komuna pasi që tashmë ishte caktuar tubimi përmbyllës i VLEN-it dhe theksoi se organizuesit nuk e kanë obligim ta informojnë policinë për organizimin e tubimeve të këtilla.

“Pas kësaj u paraqit koalicioni i BDI-së, të cilët i informuam se gjatë asaj kohe sheshi tashmë është zënë dhe dhënë një tjetër organizate, përkatësisht një koalicioni tjetër. Ka përfunduar koha kur leja për organizim merrej nga policia, sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës ne jemi shtet evropian dhe për organizimin e tubimeve të këtilla informohet vetëm policia apo nëse lexohet ligji saktësisht, thotë organizuesi mund ta informojë policinë, do të thotë askush nga organizuesit nuk ka për obligim ta informojë policinë dhe uk është policia ajo e cila vendosë se kush organizon tubime”, theksoi Kasami.

I bëri thirrje Frontit evropian të tërhiqet nga mbajtja e tubimit përmbyllës më 6 maj në Tetovë, sepse sipas Kasamit, bëhet fjalë për provokim të tetovarëve nga ana e Artan Grubit dhe nga Fronti evropian.

“I bëjmë thirrje koalicionit të BDI-së, i bëjmë thirrje personalisht Artan Grubit të tërhiqet nga ky provokim i qytetarëve, provokim i tetovarëve sepse përgjigjen do ta marrë më 8 maj. E tërë procedura është sipas ligjit dhe nuk mundet Artan Grubi të tregojë se kush dhe ku të organizojë tubime, sepse sipas kësaj logjike mund ët vijë tek secila shtëpi, tek secili obirr dhe të thotë ky është oborri im. Ligji njëherë e përgjithmonë duhet të vlejë për të gjithë njejtë”, tha Kasami.

Arbër Ademi nga BDI këto ditë përmes kumtesës informoi se Fronti evropian i pari ka marrë konfirmim dheleje nga Sektori për punë të brendshme për mbajtjen e tubimit përmbyllës me qytetarët në sheshin “Iliria”. Theksoi se 10 ditë pasi që SPB Tetovë e ka pranuar kërkesën, opozita shqiptare më 22 prill është drejtuar me kërkesë, me të cilën, sipas Ademit, SPB Tetovë si organ kompetent i cili jep leje për aktivitete të këtilla dhe njofton se nuk mund të organizohet një tubim i këtillë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share