Kasami, Gashi dhe Mexhiti në Zvicër – takojnë deputein e parë shqiptar atje

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami po qëndrojnë në Zvicër, ku siç njoftojnë, kanë realiyuar takim me deputetin shqiptar në Zvicër, Islam Aliaj, përcjell KlanM.

“Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim sot qëndrojnë në Zurich ku kanë takuar deputetin Islam Aliaj. Aliaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës. Fillimisht liderët e Lidhjes uruan deputetin Aliaj për mandatin e fituar, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese pafund në përfaqësimin e shqiptarëve por edhe personave me nevoja të veçanta në institucionin më të lartë të Zvicrës”, thuhet në njoftimin e LEN./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share