Në lidhje me qentë endacak kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në emisionin Klan Debat tha se së shpejti ky problem do të rregullohet. Tha se edhe ai nuk ndjehet mirë kur sheh që qentë endacak enden nëpër qytet.
”Edhe djali im së paku dy herë ka qenë i rrezikuar nga qentë endacakë, pra kjo edhe për mu është një gjendje e keqe dhe shumë e trishtuar kur shikon qentë endacak që enden ashtu nëpër qytet por ju premtoj që së shpejti do të zgjidhet ky problem planin e kemi, por ka një dukuri kur disa herë sillen qen të rri në Tetovë ku lëshohen të lirë, kam edhe një apel deri te ata që ruajnë qen, mos ti lëshojnë por ti mbajnë në shtëpitë e tyre ata qen që janë të rrezikshëm për qytetarët” – tha Bilall Kasami. /KlanMacedonia/