Dauti: ASH mbështet idenë e BDI-së/ Kasami: BDI këto tema është dashur t’i hapë kur ishte në Qeveri

Propozimi I BDI-së për një platformë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në procesin e formimit të Qeverisë dhe legjitimitetit ndëretnik të Qeverisë vazhdon ti përplas partitë politike. Bilall Kasami vlerson se BDI këtë tema është dashur ti hap kur ka qenë pjesë e pushtetit, kurse Ilire Dauti nga ASH thotë partia që përfaqëson ajo, mbështet idenë e BDI-së .

ASH mbështetë idenë e BDI-së për ndarjen e vendit në territore, sipas modelit irlandes dhe belg, kështu njoftoi deputetja e kësaj partie Ilire Dauti, sipas saj, për fatin e shqiparëve nuk do lejojn që të vendosin Maqedonasit.

Përderisa ka ardhur në shprehje dhe nxiten tema të këtilla padyshim që ka patur arsye dhe tashmë të gjithë e dimë që shqiptarët këtu në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur pa territorin ku mund ta shprehin sovranitetin e vetë. Prandaj si mungesë e këtij sovraniteti dalin e lindin padyshim edhe tema të kësaj natyre. Mendoj është temë që na takon dhe ju takon të gjithëve sepse shqiptarët në asnjë formë nuk do të duhet që të lejojnë që për fatin tonë të përbashkët të vendos populli maqedon” – tha Ilire Dauti.

Për Kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami propozimi I BDI-së për një platformë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në procesin e formimit të Qeverisë dhe legjitimitetit ndëretnik të Qeverisë, duke u bazuar tek modeli i Belgjikës dhe i Irlandës së Veriut është ide e vonuar, sipas Kasamit BDI këto tema është dashur t’i hap kur ka qenë pjesë e pushtetit, e jo tani që është në opozitë.

Është ironi në vete – BDI 20 vite ishte në pushtet dhe lëre që nuk foli për rajonizim, por nuk bëri as hapin më të vogël për decentralizim. E dimë që me Marrëveshjen e Ohrit, atë për të cilin po krekoset vazhdimisht BDI, ka qenë kompromisi që të ruhet koncepti unitar i shtetit, por të vazhdojë procesi i decentralizimit. Sa i përket organizimit të shtetit janë tema që BDI është dashur t’i bëjë kur ka qenë në pushtet, e jo sot. Por kjo tregon se ato janë në pozitë të rëndë në opozitë, nuk janë mësuar dhe nuk e dinë si të sillen” – tha Kasami.

Ndryshe, Dr. Poll Viliams, i njohur si autor i Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, bashkë me kompaninë e tij ligjore (Grupi Ligjor dhe i Politikës Ndërkombëtare Publike) dhe ekipin e juristëve ndërkombëtar, janë angazhuar nga BDI për të punuar rreth një platforme mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në procesin e formimit të Qeverisë dhe legjitimitetit ndëretnik të Qeverisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share