Një 39 vjeçar nga Shkupi është paditur penalisht nga ana e Sektorit pë Punë të Brendshme në Tetovë, pasi tek ai janë gjetur kartmonedha false. Siç thuhet në raportin e MPB-së, ekspertizën e kartmonedhave është bërë nga Banka Popullore e Maqedonisë.
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër O.I(39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “falsifikim i parave”. Me datë 25.08.2022 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë kryer ekzaminimin e të paraqiturit, gjatë të cilit janë gjetur 29 kartëmonedha në prerje nga 100 euro, për të cilat pas ekspertizës nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë konstatuar se janë të falsifikuara”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia