Në Vevçani nisi karnavali tashmë i njohur, I cili në mënyrë ironike pasqyron ngjarjet në jetën publike dhe politike të vitit të kaluar, në vend por edhe në botë.
Karnavali tërheq numër të madh të turistëve të huaj dhe nga vendi, por edhe gazetarë e fotografë, për të kapur pamje nga tradita arkaike dhe maskat unikale.
Defilimi me maska, tradicionalisht, nisi kur dy grupet e lagjeve nisën nga qendra e fshatit.
Në këtë karnaval ka marrë pjesë edhe Kryeministri Mickoski dhe Ministri i Kulturës, Zoran Ljutkov.
Sipas traditës Karnavali i Vevçanit, besohet se daton qysh para 15 shekujve.
Pas 20 viteve ky karnaval, vitin e kaluar, u bë pjesë e Federatës së qyteteve evropiane të karnavaleve, pasi autoritetet e Komunës së Vevçanit kishin shlyer borxhet e grumbulluara ndaj federatës.
Ky karnaval përfundon nesër vonë pasdite me ndezjen e maskave në qendër të Vevçanit.