Karim Benzama fitues i çmimit “Topi i Artë 2022”

Madrileni merr treofeun prestigjioz, Alexia Putellas më e mira për femra, Manchester City klubi i vitit

Karim Benzema është fituesi i “Topit të Artë” 2022. Ai e mori çmimin nga duart e Zinedin Zidanit, i cili ishte i fundit në Francë që e kishte fituar titullin në vitin 1998.

Sulmuesi i Real Madridit shënoi 42 gola në sezonin e shkuar dhe ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve me 15 rrjeta të realizuara.

Ai ishte një ndër lojtarët kyç te “galaktikët”, që fituan Champions për herë të 14 në histori dhe La Liga.

Për herë të fundit nga futbollistët e “Los Blancos”, trofeun e fitoi Luka Modriç në vitin 2018. Sulmuesi francez mori çmimin nga revista prestigjioze franceze “France Football”. 34-vjeçari la pas Sadio Manen dhe Kevin de Bruyne, në vend të tretë.

Klubi i vitit u përzgjodh Manchester City. Robert Lewandowski fitoi trofeun “Gerd Muller”, si sulmuesi më i mirë. Lojtari i Barçës u vlerësua për paraqitjen mjaft të mirë me Bayern-in. Çmimin e portierit më të mirë e mori madrileni Tibo Kurtua.

“Topin e Artë” për femra për vitin 2022 e fitoi futbollistja e Barcelonës, Aleksia Puteja, që e merr trofeun për herë të dytë radhazi.

Lojtari i Bayern Munich, Sadio Mane fitoi çmimin “Sokrates”, që jepet për herë të parë për futbollistin që është treguar më human.

Talenti i Barcelonës, Gavi fitoi trofeun Kopa. Mesfushori u përzgjodh si lojtari nën 21 vjeç më i mirë për vitin 2022./KlanNews

“Goli” i jetës për Benzema, sulmuesi francez flet pas trofeut personal

Lexo gjithashtu
Total
0
Share