ZGJEDHJET PARLAMENTARE
Më 8 maj gara nuk zhvillohet vetëm mes partive, por midis të ardhmes prosperuese dhe kthimit prapa – tha lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në tubimin e Koalicionit për të Ardhme Evropiane në Ohër.
“Vota juaj ka vlerë të madhe. Mendohuni mirë kujt ia jepni më 8 maj. A do të zgjidhni shpresën dhe të ardhmen prosperuese me LSDM-në ose kthimin prapa 10 vite me VMRO-DPMNE-në” – tha Kovaçevski.
Shteti është vjedhur nga BDI-ja dhe shërbëtorët e tyre të LSDM-së dhe me 24 prill dhe 8 maj duhet t`ia kthejmë popullit – tha gjatë tubimit në Kratovë, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Më thonë se jam antishqiptar, por unë jam kundër krimit të BDI-së. Do të jem kundër parimit të sundimit “sikur deri tani” sic I tha Ahmeti Kovaçevskit” – deklaroi Mickoski
“Fronti Evropian” nuk do të jetë për një përdorim, por do të vazhdojë – tha gjatë tubimit në Vrapçisht të Gostivarit, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se do të avancohen të drejtat e të gjitha komuniteteve.
“Unë nuk kam parë e nuk ka patur nevojë as Bejxhani as dikush tjetër për gjuhën turke që të jetë zyrtare në Gostivar, Vrapçisht, Kërçovë e Çair. Ne me vullnet të fortë, me bindje I kemi bërë që ky avancim të bëhet” – tha Ahmeti.
Përfaqësues të koalicionit VLEN gjenden në takime me diasporën. Bashkë me ta në Berlin u desht të jetë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por sipas keut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ardhja e tij është penguar me një telefonatë në Beograd.
“Edhe sot në Maqedoni kur duhet të ndodh ndryshimi, ndodhi një telefonatë e tillë dhe fatkeqësisht për zhvillimet që ndodhën me manovrat më të mëdha që i bën Serbia në kufi me Kosovën ja pamundësuan Albinit të Vetvendosjes që të jetë këtu” – deklaroi Kasami.
Fushata për zgjedhjet parlamentare zhvillohet paralelisht me fushatën presidenciale. Me këtë rast, liderët e partive apo koalicioneve nuk e lëshojnë rastin për të promovuar kandidaturat e kandidatëve të tyre, duke bërë thirrje që të votohet opsioni i tyre dhe madje duke pretenduar për fitore të dyfishta në zgjedhjet e 8 majit. /tvklan.mk/