Nga data 24 deri më 29 Tetor, Budapesti do të jetë nikoqire e karateistëve më të mirë botërorë, ku pritet të prezantohet e gjithë përsosmëria dhe vlera e Karatesë. Maqedonia e Veriut në këtë event me përmasa botërore do të prezantohet me 13 garues.
Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e 26-të Kampionatin botërorë të karatesë që do të mbahet në Budapest të Hungarisë, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Kroacisë nga data 5 tetor, në qytetin e Ohrit, do të zhvillojnë përgatitje të përbashkëta.
Në këto përgatitje dy reprezentacionet do të përgatiten me garuesit më të mirë të tyre me të cilët edhe do të përfaqësohen në Kampionatin botërorë që do të mbahet nga data 24 deri më 29 tetor në Budapest. Ushtruesi i detyrës Kryetar i Federatës së karatesë Maqedonisë së Veriut, Besnik Murati, për Klan Maqedoni tha se fal bashkëpunimit të ndërsjella të Federatave ajo e RMV-s dhe ajo e Kroacisë, pritet të zhvillohen përgatitje cilësore, ndërsa ky takim i dy reprezentacioneve do të shërben edhe për këmbimin e përvojave sa i përket sportit të karatesë.
Gjatë kampionatit Botërorë të Karatesë, në Budapest do të mbahet edhe Kongresi i rregullt i Federatës Botërore të karatesë, ku Federata e RMV-së do të përfaqësohet nga Besnik Murati, UD kryetar i Federatës së Maqedonisë së Veriut.
Reprezentacioni i RMV-së në Budapest do të përfaqësohet me aktualisht garuesit më të vendit që do të thotë 7 garues në kategorinë e meshkujve dhe 5 në kategorinë e vajzave. Seleksionues i reprezentacionit është Aleksandar Kuzmanovski, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Arlind Huseini.