Karate: Përfundoi Kuvendi i jashtëzakonshëm në Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut

35 klube përkrahën kryetrin Petar Belistojanovski

Kuvendi i jashtëzakonshëm në Federatën e Karatesë së Maqedonisë Veriut që u mbajtë në sallën e mbledhjeve “Dare Xhambazov” në Shkup, me iniciativën e 30 klubeve të pakënaqura, pas shumë debateve dhe përplasjeve pas votimit të fshehtë 35 delegatë votuan përkrahën Këshillin drejtues me kryetarin aktual Petar Belistojanovski, 31 delegat votuan kundër dhe 2 vota ishin të pa vlefshme. Pra Këshilli Drejtues me Petar Belistiojanovskin vazhdon të drejtojnë Federatën e karatasë edhe në të ardhmen.

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të pranishëm ishin përfaqësueses të 68 klubeve anëtare të Federatës si dhe përfaqësues nga Agjencioni pë Rini dhe Sport  si dhe përfaqësues të Komitetit Olimpik.  Federata e karatesë dhe kryetari Petar Belistojanovski duhet të vazhdojn përgatitjet për kampionatin botërorë që do të mbahet në fund të muajit.

Gazetar: Shaban Sinani

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share