Karate: Pas botërorit në radhë kampionati ballkanik (VIDEO)

ARLIND HUSEINI: ARRITËM SUKSES HISTORIK

Federata e Karatesë së Maqedonisë së Veriut me dy medaljet e argjendit të fituara në Kampionatin Botëror në Turqi, vazhdon të mbetet ndër më të suksesshmet në vendin tonë. Reprezentacioni ynë në Kampionatin Ballkanik për kadet junior dhe U-21, që mbahet në Tivar të Malit të Zi, të konsiderohet favorite .

Javën e kaluar karateja e Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Botëror që u mbajtë në Konja të Turqisë, me dy medalje argjendi shënoi rezultat historik.

 “Arritëm sukses historik nga  themelimi i Maqedonisë si shtet e deri më tash. Domethënë këto dy medaljet nga Kampionatin Botërorë janë finalet e para që kemi pasur në kësi lloj garash” – deklaroi Arlind Huseini, drejtor i reprezentacionit.

 Pas botërorit që u mbajt në Turqi reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut  këtë fundjavë merr pjesë në edicionin e 22-të të Kampionatit Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21

 “Këtë javë jemi në Kampionatin ballkanik në Tivar të Malit Zi, ku Maqedonia do merr pjesë diku me mbi 100 garues të grup moshave kadet, junior dhe U-21 në të gjitha kategoritë. Normal që reprezentacioni ynë është shumë i përgatitur dhe presim të arrim rezultate kulminante” – tha Huseini.

 Në kampionatin Ballkanik të karatesë që do të mbahet në Tivar, nga dita e premtja e deri më 6 nëntor do të marrin pjes 944 garues  nga 10-të vende ballkanike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share