Në qytetin Evropian të sportit për vitin 2023 ,në Tiranë për tre ditë me radhë mabhet Kampionati Ballkanik i karatesë për senior dhe veteran, ku marrin pjesë karateist nga 12 vende ballkanike.
Kampioni i Maqedonisë Veriut, karatetisti nga Gostivari Berat Jakupi në kategorinë + 84 kilogram, ka fituar medaljen e argjendtë në deri te medalja e argjendtë ka arritur duke mundur katër kundërshtarët e tij dhe ate: sllovenin Jan Bezočnik (6:0), boshnjakun Anes Bostandziq (2:1), karateistin nga Kosova Benjamin Shabani (7:0) dhe serbin Bogdan Trikos (2-0). Në finale u deshtë që të përballet me serbin Gjorge Teshanoviq nga i cili pësoi me rezultat minimal 0-1.
“Jam kënaqur me medaljen e argjendtë që arrita ta fitoi këtu në Tiranë ku mbahet Kampionati Ballkanik I karatesë për senior. Ky sukses erdhi pas një lëndimi të rëndë por tani çdo gjë është rregull. Në ndeshjen finale nuk desha të rrezikoja shkaku se kisha dhimbje në këmbë dhe duke ditur se vetëm pas dy muajsh kemi botërorin në Budapest. Tani më mbetet që të vazhdojë përgatitjet intensive për Kampionatin botërorë pasi kam qëllimet e mija që të luftoj pë medalje” tha për KlanMaqedoni, nën kampioni Ballkanik, Berat Jakupi.
Sfida e radhës e Berat Jakupit do të jetë Kampionati botërorë ku pritet të shënojë rezultat të mire dhe të kurorëzojë këtë seri të sukseseve me medalje edhe nga Botërori pas rikuperimit që kishte pas operacionet. Fillimisht u shpall kampion shtetërorë, tani u stolis me medalje të argjendtë në kampionatin ballkanik dhe shpresojmë se ai do të vazhdon rrugëtimin e sukseseve e edhe në Botërorin që do mbahet në Budapest në fund të nëntorit,
Me dalje të argjendtë Maqedoninë e Veriut kanë fituar edhe Emil Pavllov dhe ekipi i katave meshkujt, ndërsa Petar Zaborski dhe Fahik Veseli kanë fituar medalje të bronztë. Te vajzat Viktorija Jovanovska ka fituar medaljen e argjendtë, ndërsa Veronika Kostovska të bronzit. Në kategorinë e veteranëve Hristaki Davitkovskiështë shpalluar kampion Ballkanik./KlanMacedonia