Kampioni I Maqedonisë Veriut FC Shkupi , sot ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për në ndeshjet e “play off-it” të Liga Europa. Ekipi nga Çairi nëse do ta eliminonte ekipin e Shamrok Rovers nga Irlanda në raundin e tretë eliminatorë të Europa Ligës, në “play-off” do të luante ndaj skuadrës fituese nga përballja midis Karabagut nga Azerbejxhani dhe Ferencvaroshi nga Hungaria.
Ndeshjen e parë të kësaj faze, FC Shkupi do ta zhvillonte si mysafir me datë 18 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më pas në Shkup.
Ndërkohë në rast se FC Shkupi do të siguronte një vend për në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, e më pas do të eliminohej, atëherë skuadra nga Çairi do të luante direkt në grupet e Konferencë Ligës.
/klanMacedonia/