Kapiteni i Rumanisë tregon çka foli me Muriqin, pasi u ndërpre loja me Kosovën

Nicolae Stanciu, kapiteni i kombëtares së Rumanisë, ka komentuar incidentet nga ndeshja me Kosovën 2-0, të ndërprerë për gati 50 minuta, ku tifozët rumunë shfaqën një pankartë “Kosova është Serbi”.

Incidentet nuk kaluan pa pasoja. UEFA ndëshkoi Federatën Rumune të Futbollit duke mbyllur stadiumin për tifozët në ndeshjen e radhës, me Andorrën, ku do të mund të marrin pjesë vetëm fëmijët nën 14 vjeç. Përveç kësaj, FRF mori një gjobë prej 52 mijë eurove.

Stanciu, kapiteni dhe golashënuesi i Rumanisë në ndeshjen me Kosovën, ka komentuar situatën dhe thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë abuzuar vazhdimisht me terme racore në ndeshjet jashtë vendit, shkruan gsp.ro, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka treguar se çka ka biseduar me sulmuesin kosovar Vedat Muriqin, duke thënë se është e vështirë të kontrollohen tifozët në tribuna.

“Po bisedoja me sulmuesin kosovar, Muriqin. Ai e kuptoi se ne nuk mund të kontrollojmë atë që ndodh në tribuna, ashtu siç ata, në Kosovë, nuk e kontrolluan dot faktin që ne nuk e dëgjonim himnin tonë kombëtar, neve na shanin dhe na thërrisnin “Ciganët””.

“Sa herë na bënë “ciganë”, na është dashur të largoheshim nga fusha 30-40 herë, por nuk bëmë kurrë një skandal të madh për shkak të tij”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share