Kapiteni i Çekisë: Në Tiranë kemi ardhur për fitore

Nesër me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”, kombëtarja e Shqipërisë do ta luajë ndeshjen vendimtare kundër Çekisë, e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Në një konferencë për media kapiteni i Çekisë Tomasz Soucek, tha se në Tiranë kanë ardhur për fitore.

“Në Pragë ne luajtëm për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam ne, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit”, tha kapiteni çek.

Ai foli edhe rreth ndeshjes së kaluar.

Soucek tha se “kuqezinjtë” e treguan kualitetin edhe në fushën e çekëve.

“Kanë një skuadër shumë të mirë, kanë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, por kjo na motivon më shumë. Sa u përket golave nga distanca, mendoj se nuk do të jetë problem sepse disponojmë një portier shumë të mirë”, tha ai.

Aktualisht skuadra e Sylvinhos renditet e para me 10 pikë në grupin E, me dy pikë më shumë se Çekia.

Fitorja do të jepte të shtytje të madhe kombëtares shqiptare drejt evropianit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share