Kapet “me presh në duar” hajduti në Shkup

Një 30 vjeçar nga Kumanova është kapur duke vjedhur në një shtëpi në Shkup pas mesnate. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në polici, ku siç thonë po merren masa për zbardhje të rastit.

“Sot (17.12.2022) në ora 02:50 në rrugën ‘Borka Talevski’ në Shkup, zyrtarët policorë të stacionit policor Karposh kanë ndaluar M.Z (30) nga Kumanova. Ai është kapur në tentativë për të kryer një ‘vjedhje të rëndë’ kriminale në objektin ndihmës të shtëpisë në pronësi të B.J (42) nga Shkupi”, thonë nga policia./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share