Kapet me 320 litra alkool të padeklaruar, policia arreston 23-vjeçarin

Në pikë e pagesës “Gradsko”, dje në orën 15:20, policia ka arrestuar K.C. (23) nga f. Timjanik-Negotinë.

Nga MPB thonë se gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Mercedes”, të cilin ai e ka drejtuar është gjetur dhe sekuestruar mall për të cilin paguhet akcizë, përkatësisht shtatë tuba me gjithsej 320 litra pije alkoolike pa asnjë dokument.

Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse për rastin është informuar Drejtoria e Doganave. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share