Një 20 vjeçar nga Shkupi është arrestuar si i dyshuar për kryerje të disa vjedhjeve nëpër automjete të parkuara në Shkup, përcjell KlanM.
“Me datë 07.04.2023, zyrtarë policorë nga NjPB Qendër dhe Bit Pazar, Njësiti për tregti ilegale dhe Njësiti për ndërhyrje policore në SPB Shkup, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e E.N(20) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka kryer vepra penale “vjedhje e rëndë” në automjete dhe gjatë kontrollit janë gjetur disa sende të cilat dyshohet se janë nga vepra penale”, thuhet në raportin e MPB-së.
Personi, sipas policisë, është ndaluar në stacionin policor dhe me të është zhvilluar intervistë zyrtare, ndërsa në koordinim me prokurorin publik kundër tij do të bëhet kallëzim penal përkatës. Ai është paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij./KlanMacedonia