Nga MPB bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit sot është arrestuar në flagrancë një shtetas i Shqipërisë duke vjedhur në Strugë.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
“Me datë 09.02.2023 në ora 03.50 në rrugën “Shkupi” në Strugë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Strugë i kanë hequr lirinë M.R.(28) nga Republika e Shqipërisë. Ai u kap duke dalë nga një shtëpi, ku më parë ka kryer një vjedhje të rëndë, gjatë së cilës i ka marrë para dhe sende të ndryshme. Gjërat e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB./tv21.tv