Kapen hajdutë drunjsh në rajonin e Resnjës

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se gjatë natës së kaluar janë kapur hajdutë drunjsh në rajonin e Resnjës. Drunjtë e kapura bashkë me automjetet ku ishin ngarkuar, janë sekuestruar.

“Me datë 11.11.2022, zyrtarë policorë të Drejtorisë së Policisë Resnjë kanë sekuestruar një automjet “Zastava” pa targa, i drejtuar nga E.K (34) nga Resnja, i ngarkuar me dru zjarri pa vulë dhe pa dokumentacion dhe mjetin tip “Shkoda Felicia” pa targa me drejtues shtetasin A. M (19) nga Resnja, gjithashtu i ngarkuar me dru zjarri dushku pa vulë dhe pa dokumentacion. Punonjësit e NP “Pyjet Kombëtare” kanë bërë matjen e drunjve, pas së cilës janë konfiskuar automjetet e ngarkuara dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share