Operacioni u shtri në Spanjë e Portugali, arrestohen 9 trafikantë
Nëntë persona janë arrestuar për trafik droge në Spanjë dhe Portugali. Janë sekuestruar 2 tonë kokainë në disa banesa. Droga kishte si destinacion Spanjën. Mediat e huaja thonë se një pjesë e kësaj ngarkese ishte për organizatën kriminale shqiptare “Farruku”.
Kjo organizatë e përbërë kryesisht nga shqiptarë e ka shtrirë aktivitetin e saj kryesisht në Spanjë. E krijuar në vitin 2008, anëtarët e saj akuzohen dhe për disa krime të rënda, si vrasje, pengmarrje dhe pastrim parash.
Operacioni i fundit u koordinua nga Europoli dhe u krye në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA. Të arrestuarit u kapën në veriperëndim të Spanjës dhe në veri të Portugalisë.
Ndaj 9 të arrestuarve është ngritur gjithashtu dhe akuza pastrim parash.
Klan News