Kryeministri Hristijan Mickoski është i gatshëm të ulet në tavolinë me Kryebashkiaken e Shkupit, Danela Arsovska dhe bashkë ta zgjidhin problemin me kaosin në qytet, kjo pasi dje nga Qyteti i Shkupit bënë thirrje që të formohet një trup i posacëm koordinativ pune me Qeverinë për të përmirësuar situatën aktuale.
Para disa ditëve Kryeministri Mickoski paralajmëroi kurse kryebashkiakët e Shkupit dolën me kërkesë për marrjen eventuale të kompetencave të Qytetit të Shkupit me disa ndërmarrje komunale, për shkak të kaosit me pastrimin e qytetit.
Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit”, pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit – të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet.
Nga dje një pjesë e komunave kanë nisur me pastrimin e mbeturinave dhe deponive të egra.
Nga ana tjetër Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” njoftoi se gjatë natës së kaluar kanë mënjanuar 170 metra kub deponi të egra në Komunën e Çairit. /tvklan.mk