Qytetarët e Shutkës të përkrahur edhe nga kryetari i Komunës kanë paralëjmruar se nëser do të dalin në protesta para qytetit të Shkupit shkak të kaosit dhe mungesës së Transportit Publik.
Qytetarëve nuk ju mbetet zgjidhje tjetër përveç që të vetorganizohen në grupe duke përdorur transportin privat si taksi për të mbërritur në vendet e tyre të punës. Banorët e komunës së Shuto Orizarës, thonë se janë harruar nga shtetit, dhe se ata kujtohen vetëm kur politikanët kanë interesat e tyre partiake.
“Për politikat në mes zyrtarëve po pësojnë vetëm qytetarët, e njejta situate është kryjuar me kaosin në transportin public të qytetit të shkupit, qytetarët po presin me orë të tëra më tepër po e ndjenë banorët e Shuto Orizarës si zgjidhje e tyre mbetet vetëm taksi”.
“Dy orë presim nuk ka kjo është katastrof, vetëm në Shutkë gjithëandej ka vetëm në Shutk nuk ka njerëzit shkojnë në punë, fëmijët shkojnë në shkollë kjo është. Pak shtetit duhet të mendoj për popullin. Njerëzit duhet të shkojnë në punë të pagiash 50 andej 50 bëhen100 denarë por edhe duhet të hash. Kjo është që dy muaj dy muaj kjo është katastrof. Ka vetëm një autobus 20 njerëzit gjithandej shkojnë me taksi, për dy orë ja ska autobusë” – tha një qytetar.
”Dua të shkoj në qytet, nuk mund të shkojë, pse, sepse skam parë unë për taksi të paguaj. Ne duhet që të gjithë këtu të mlidhemi dhe të shkojmë të protestojm para qeverisë dhe të shkojmë tek politikanët që kur ju duhet dika vijnë këtu dhe na premtojnë që të gjitha do i bëjnë dhe në funnd asnjë, ja çfarë na bëjnë”.
Banorët organizohen vet me veturat e tyre për të shkuar që t i kryejnë obligimet e tyre. Ata paralajmruan protestë për ditën e nesërme.
“Nga ora 10:00, nuk ka autobus presim nuk ka asnjë 19 asnjë 20 kjo është turp, vetëm në Shutk ndodhë kjo, vajzat tona, nënënat tona, gjyshërit tanë nuk mund të shkojnë as në mjekë të kontrollohen, turp është kjo. Nesër të gjithë romët pas xhumasë do të protestojmë, do të bëjë kaos, kaos do të bëjm. Ja siç e shifni të gnithë taksistët që jemi këtu të gjithë do të organizohemi dhe kaos do të bëjmë. Ore ne sjemi pak njerëz këtu jemi plot, ne organizohemi me vetura dhe transportojm njerëzit, që të mos mbeten pa punë, kjo është katastrof”.
Veq kësaj kjo problematik ka goditur edhe studentet, nga ku rreth 28.000 studentë kërcënuan kryetarën e qytetit të Shkupit Danella Arsovskën me protestë, nëse nuk ka zgjidhje për transportin publik. Nga atje thonë:
“ Ne ju themi nëse nuk rregullohet regjimi i qarkullimit, si një organ legjitim që përfaqëson mbi 28,000 studentë në Universitetin e St. Kiril dhe Metodi” në Shkup, Kuvendi i Studentëve Universitar do t’i bashkohet masivisht protestës së organizuar të premten më 22.11.2024 për të shprehur pakënaqësinë e madhe ndaj menaxhmentit të Ndërmarrjes së Transportit Publik Shkup-Shkup” – thonë nga Asambleja studentore Universitare në UKIM. /tvklan.mk/