Që nga dje pasdite, aeroporti i Splitit në Kroaci ndodhet në kaos total. Hakerët kanë sulmuar sistemin e IT-së dhe e kanë rrëzuar atë tërësisht.
Kjo ka bërë që shumica e fluturimeve të dështojnë.
“Shërbimet profesionale po punojnë intensivisht për eliminimin e pasojave të këtij sulmi. Jemi në kontakt me të gjitha linjat ajrore dhe së bashku po kërkojmë zgjidhje alternative. Kërkojmë durim të gjithë pasagjerëve”, tha ndihmësdrejtori i Aeroportit të Splitit, Pero Bilas.
Shumë fluturime janë anuluar dhe qindra pasagjerë po presin me orë të tëra në aeroport./Indeksonline/