Kaos në Serbi! Studentët bllokuan ndërtesën e RTS – policia përdori edhe forcën kundër tyre

Disa studentë thuhet se janë mbledhur dhe kanë bllokuar ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) dhe kanë paralajmëruar se bllokada do të zgjasë 22 orë.

Ata kanë njoftuar në rrjetet sociale se kanë mbyllur të gjitha hyrjet në ndërtesën e shërbimit publik, por punonjësit do të lejohen të largohen.

Ata theksuan se “askush nuk do të hyjë në godinë derisa të çlirohet RTS”, shkruajnë mediat e huaja.

 

Ata ftuan qytetarët që t’u bashkohen atyre dhe të mbështesin bllokadën.

Bllokada shkaktoi edhe probleme në komunikacion – trafiku u ndalua në rrugën Takovska, ndërsa të mbledhurit brohorisnin parulla proteste.

Situata u përshkallëzua kur policia mbërriti para RTS.

Rreth orës 23:26, një kordon policie kaloi mes studentëve dhe u fut në godinën e shërbimit publik.

Siç raportojnë mediat serbe, policia ka përdorur forcë dhe i ka rrahur studentët me shkopinj gome.

Ndërkohë raportohet se studentët kanë bllokuar të dyja hyrjet në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV), në shenjë solidariteti me studentët dhe qytetarët që bllokuan ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë (RTS) dhe u rrahën nga policia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share