Kaosi në Transportin Publik! Protestë në Shkup – Kurto Dudush akuza Arsovskës për racizëm dhe diskriminim!

Qindra qytetarë me brohoritje “Shkupi kërkon transport”, “Premtuan linja të rregullta, fituam vetëm gënjeshtra” dhe kërkesa për dorëheqje të Kryebashkiakes Danela Arsovska, u mblodhën në protestë para kabinetit të Kryebashkiakes së Shkupit lidhur me problemet me transportin publik.

Protestës ju bashkangjiten edhe Kuvendi Studentor i universitetit “Shën Kirili Metodi”, dhe Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Kreu I Komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush, e ka quajtur diskriminuese dhe raciste, sic tha, lënien pasdore të 42.000 qytetarëve.

“Deri kur vetëm qytetarët e Shuto Orizarit do të jenë shfrytëzues të autobusëve të padenjë, linjave të parregullta dhe jo të plota të transportit publik? Pra, ne ju pyesim, Dje thatë se është e papërshtatshme që qytetarët e qytetit të Shkupit të jenë një ditë pa transport publik për shkak të mungesës së naftës. Sipas jush, cili është zëvendësimi i fjalës së papërshtatshme për qytetarët e Komunës së Shuto Orizarit që prej 730 ditësh nuk kanë akses në transportin publik? Unë do të thosha se fjala është RACISTE! Është raciste, diskriminuese, çnjerëzore dhe e papërgjegjshme të lihen 40,000 qytetarë pa transport publik për dy vjet”, deklaroi Dudush. 

Edhe studentët I bënë thirrje Kryebashkiakes Arsovska që të normalizojë gjendjen e kaosit të krijuar.

Grupe të qytetarëve të lagjeve “Fusha e Topanës, Shuto Orizare dhe Shkup – Veri, dorëzuan peticion në Qytetin e Shkupit, kurse paraprakisht edhe në Qeveri dhe Ministrinë për Vetqeverisje Lokale.

 Shprehen të indinjuar, sic thonë, sepse janë të harruar nga autoritetet pasi transportuesit privat nuk udhëtojnë në lagjet e tyre tashmë një kohë të gjatë, duke kërkuar që urgjentisht të gjendet zgjidhja për problemet me transportin publik. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share