Reperi amerikan Kanye Eest ka thënë se synon të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024, pavarësisht se kohët e fundit është përballur me disa skandale për sjelljen e tij.
Së fundmi në rrjetet sociale, reperi ka prezantuar logon e fushatës së tij.
Në rrjetet sociale ai ka shkruar “Ye 24” pasi vetëm pak kohë më parë ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij nga Kanye në Ye.
West kandidoi më parë për president në vitin 2020, por ajo fushatë dështoi. Në atë kohë ai mbajti vetëm një tubim, në të cilin shpërtheu në lot ndërsa diskutoi për abortin. Në fund, ai u rendit si kandidat vetëm në 12 shtete.
Reperi sugjeroi se ka regjistruar komentatorin e së djathtës Milo Yiannopoulos si menaxher të fushatës së tij./tvklan.al